Politika e Privatësisë

Data e hyrjes në fuqi: 24 Shtator 2025

Te eSimy LLC (Delaware, SHBA) dhe eSimy LLC (Kosovë) (së bashku “eSimy”), ne jemi të përkushtuar me e mbrojtë privatësinë tuaj dhe me siguru që çdo të dhënë personale që ndani me ne të jetë e mbrojtur.

Nëse jeni në BE, EEA apo MB, të dhënat tuaja i kontrollon eSimy LLC (Kosovë).
Nëse jeni jashtë Evropës, të dhënat tuaja i kontrollon eSimy LLC (Delaware, SHBA).

Kjo Politikë e Privatësisë shpjegon cilat të dhëna personale i mbledhim, si i përdorim, bazat ligjore të përpunimit dhe hapat që ndërmarrim për me i mbrojtë kur përdorni shërbimet tona eSIM dhe faqen tonë të internetit.


1. Çka mbledhim prej informatave

Mbledhim të dhëna personale kur ju:

  • Regjistroheni për një llogari në faqen tonë

  • Blerni shërbime ose plane eSIM

  • Kontaktoni ekipin tonë të mbështetjes

  • Abonoheni për lajme ose komunikime marketingu

Llojet e të dhënave që mund të mbledhim:

  • Të dhënat e kontaktit (emër, email, numër telefoni)

  • Të dhënat e faturimit (adresë, detaje të pagesës)

  • Të dhënat e pajisjes (lloji i pajisjes, sistemi operativ, IP)

  • Të dhënat e përdorimit (ndërveprime në faqe, histori blerjesh, kërkesa për mbështetje)


2. Bazat ligjore të përpunimit

Të dhënat tuaja i përpunojmë mbi bazat:

  • Kryerja e kontratës – për me ju ofru shërbimet që i keni ble

  • Detyrim ligjor – me i përmbush ligjet, taksat dhe masat kundër mashtrimit

  • Pëlqimi – kur pajtoheni me marrë komunikime marketingu

  • Interes i ligjshëm – për me i përmirësu shërbimet, me mbrojtë nga keqpërdorimet dhe me ruajtë sigurinë e rrjetit


3. Si i përdorim të dhënat

Të dhënat tuaja i përdorim për:

  • Me ofru shërbimet dhe paketat eSIM

  • Me përpunu pagesa dhe menaxhu transaksionet

  • Me komuniku me ju për llogarinë dhe blerjet

  • Me përmirësu dhe personalizu përvojën në faqe

  • Me u përmbush kërkesave ligjore dhe rregullatore

  • Me dërgu oferta dhe lajme (nëse keni dhënë pëlqimin)


4. Shpërndarja e të dhënave

Nuk i shesim të dhënat tuaja. Mund t’i ndajmë vetëm me:

  • Ofrues shërbimesh (p.sh. procesues pagesash, ofrues platformash eSIM, mbështetje teknike)

  • Autoritete kur kërkohet me ligj ose për mbrojtje të të drejtave tona

  • Partnerë ose rishitës vetëm kur është e nevojshme për me përmbush blerjen/shërbimin

Të gjithë palët e treta që i përdorim janë të obliguara me i mbrojtë të dhënat dhe me i përpunu vetëm sipas udhëzimeve tona.


5. Siguria e të dhënave

Përdorim masa teknike dhe organizative për me mbrojtë të dhënat nga qasja e paautorizuar, ndryshimi, humbja ose shkatërrimi. Këto përfshijnë: enkriptim, ruajtje të sigurt, kontrolle të qasjes dhe metoda të sigurta të pagesës.


6. Ruajtja e të dhënave

I mbajmë të dhënat vetëm aq sa është e nevojshme, duke përfshi:

  • Për aq kohë sa keni llogari aktive ose shërbim te ne

  • Për me u përmbush detyrimeve ligjore, tatimore ose kontabël

  • Për me zgjidhë mosmarrëveshje dhe me zbatu marrëveshje

Kur të dhënat nuk janë më të nevojshme, ato fshihen ose anonimizohen në mënyrë të sigurt.


7. Të drejtat tuaja

Sipas GDPR dhe ligjeve tjera, keni të drejtë me:

  • Pasqyru të dhënat që i kemi për ju

  • Kërku korrigjim të dhënave të pasakta

  • Kërku fshirjen e të dhënave (kur nuk kemi detyrim ligjor me i mbajtë)

  • Tërheqë pëlqimin për marketing në çdo kohë

  • Kundërshtu përpunimin në raste të caktuara

  • Kërku portabilitet të të dhënave

  • Paraqit ankesë te autoriteti lokal i mbrojtjes së të dhënave

Për këto të drejta, kontaktoni: dataprivacy@esimy.net


8. Cookies dhe teknologji gjurmimi

Faqja jonë përdor cookies për:

  • Funksionim bazik të faqes (të domosdoshme)

  • Analiza dhe personalizim (vetëm me pëlqimin tuaj)

Ju mund t’i menaxhoni preferencat përmes shfletuesit ose Politikës së Cookies.


9. Transferi ndërkombëtar i të dhënave

Për klientët në BE, EEA dhe MB, të dhënat kryesisht përpunohen në Kosovë nga eSimy LLC (Kosovë).

Të dhënat mund të transferohen edhe jashtë EEA. Në këto raste, përdorim masa mbrojtëse si Klauzolat Standarde të Komisionit Evropian për me mbrojtë të dhënat.


10. Linke të palëve të treta

Faqja jonë mund të përmbajë linke që dërgojnë në faqe tjera. Ne nuk jemi përgjegjës për praktikat e tyre të privatësisë dhe ju inkurajojmë me i lexu politikat e tyre para se të ndani të dhëna.


11. Ndryshimet në këtë politikë

Politika mund të ndryshohet herë pas here për shkak të praktikave të reja ose kërkesave ligjore. Çdo ndryshim publikohet këtu me datë të re të hyrjes në fuqi.


12. Kontakti