Data e hyrjes në fuqi: 24 Shtator 2025
Këta Terma të Shërbimit (“Termat”) vlejnë mes jush (“klienti”, “ju”) dhe eSimy, që operohet nga:
eSimy LLC (Delaware, SHBA), dhe
eSimy LLC (Kosovë).
Entiteti me të cilin lidhni kontratë varet prej lokacionit tuaj:
Nëse gjendeni në Bashkimin Evropian, Zonën Ekonomike Evropiane ose Mbretërinë e Bashkuar, kontrata juaj është me eSimy LLC (Kosovë).
Nëse gjendeni jashtë Evropës, kontrata juaj është me eSimy LLC (Delaware, SHBA).
Duke e përdorë faqen tonë dhe duke ble shërbime, ju pajtoheni me këta Terma. Nëse nuk pajtoheni, duhet menjëherë me ndalë përdorimin e faqes dhe shërbimeve tona.
Ju pajtoheni që shërbimet eSIM t’i përdorni vetëm për qëllime të ligjshme dhe në përputhje me këta Terma. Nuk lejohet:
Me i përdorë shërbimet në mënyrë që shkel ligje vendore, kombëtare ose ndërkombëtare.
Me i përdorë shërbimet për aktivitete mashtruese, të paligjshme ose të dëmshme (spam, hacking, phishing, shpërndarje përmbajtjesh të paligjshme).
Me i përdorë për reklama ose materiale promovuese të paautorizuara.
Me i përdorë për me i dëmtu ose rreziku fëmijët.
Me pengu funksionimin normal të faqes ose shërbimeve tona.
Shërbimet eSIM janë të destinuara për përdorim normal, personal dhe të arsyeshëm. Shumica absolute e klientëve nuk ndikohen kurrë prej kësaj politike — ajo ekziston vetëm për me parandalu keqpërdorimin e rrjetit.
Shembuj të përdorimit të tepruar ose abuziv:
Transferime të vazhdueshme e me volum të madh të dhënash që e ngarkojnë rrjetin jashtë normales.
Përdorimi i shërbimit si zëvendësim afatgjatë i internetit fiks (p.sh. hotspot permanent në vend të Wi-Fi të shtëpisë).
Hostimi i serverëve, lidhje masive M2M ose përdorime tjera jo-personale.
Rishitja ose shpërndarja e shërbimit për përdorues të shumtë të pa lidhur mes vete.
Hotspot/tethering lejohet, por nëse përdorimi i tij shkakton ngarkesë ekstreme që dëmton cilësinë e rrjetit për të tjerët, mund të aplikojmë masa si: menaxhim trafiku, ulje shpejtësish ose kufizim qasjeje. Këto masa janë të rralla dhe zbatohen vetëm për me mbrojtë cilësinë e shërbimit për të gjithë.
Për disa shërbime mund të kërkohet regjistrimi i një llogarie. Ju duhet me dhënë informata të sakta e të plota dhe jeni përgjegjës për ruajtjen e kredencialeve. Duhet të na njoftoni menjëherë nëse dyshoni për përdorim të paautorizuar të llogarisë.
Shërbimet tona ofrojnë plane të dhënash për pajisje të përputhshme. Ju jeni përgjegjës me siguru që pajisja juaj është kompatibile me eSIM. Ne nuk mbajmë përgjegjësi për probleme që dalin nga pajisje të papërputhshme.
Dorëzimi i eSIM bëhet menjëherë pas pagesës — detajet e aktivizimit dërgohen me email. Në raste të rralla me probleme teknike, ekipi i mbështetjes punon për me dorëzu sa më shpejtë.
Pagesat bëhen vetëm përmes metodave të pranuara në faqen tonë. Procesimi i pagesave bëhet nga ofrues të palëve të treta, sipas standardeve të sigurisë në industri.
Ne nuk ruajmë të dhëna të ndjeshme si numrat e kartelave. Përdorimi i një metode pagese mund të jetë subjekt i kushteve të ofruesit të pagesës.
Ju pajtoheni me pagu të gjitha tarifat për blerjet tuaja. Ne mund të ndryshojmë çmimet në të ardhmen, por ndryshimet nuk ndikojnë blerjet që veç janë kryer.
Rimbursimet jepen vetëm nëse problemi është shkaktuar prej nesh (p.sh. defekte teknike që pengojnë aktivizimin ose kur pajisja e klientit nuk është e përputhshme, edhe pse ne ofrojmë link për me kontrollu pajisjet e mbështetura).
Nëse eSIM është aktivizu me sukses dhe shërbimi funksionon siç duhet, nuk ofrojmë rimbursim. Për çdo rast, kontaktoni: support@esimy.net.
Të gjitha përmbajtjet në faqen tonë (tekste, grafika, logo, software) janë pronë e eSimy LLC (Delaware), eSimy LLC (Kosovë) ose licencuesve të tyre, dhe mbrohen nga ligjet për pronësi intelektuale.
Në maksimumin që lejon ligji, eSimy LLC (Delaware), eSimy LLC (Kosovë) dhe filialet e tyre nuk mbajnë përgjegjësi për dëme direkte ose indirekte që dalin nga përdorimi i faqes ose shërbimeve tona. Kjo përfshin humbje të të dhënave, fitimeve ose ndërprerje të shërbimit.
Ju pajtoheni që të dëmshpërbleni dhe mbroni eSimy LLC (Delaware), eSimy LLC (Kosovë), drejtuesit, punëtorët dhe agjentët e tyre nga çdo kërkesë ose shpenzim që lind nga përdorimi i shërbimeve ose shkelja e këtyre Termave.
Përdorimi i shërbimeve tona është subjekt i Politikës së Privatësisë. Ju lutemi lexoni atë për më shumë detaje.
Përdorimi i cookies është i përshkruar në Politikën e Cookies.
Për klientët në BE, EEA dhe MB: të dhënat përpunohen nga eSimy LLC (Kosovë) sipas GDPR.
Për klientët jashtë Evropës: të dhënat përpunohen nga eSimy LLC (Delaware, SHBA) sipas ligjeve të aplikueshme amerikane dhe ndërkombëtare.
Para se të ngrini procedura ligjore, ju pajtoheni që fillimisht të kontaktoni në support@esimy.net për me provu me gjetë një zgjidhje miqësore.
Ne e mbajmë të drejtën me i ndryshu Termat në çdo kohë. Ndryshimet do të publikohen me datën e re në krye të faqes ose përmes mënyrave tjera njoftuese. Përdorimi i vazhdueshëm i shërbimeve pas ndryshimeve do të thotë pranimi i tyre.
Për klientët në SHBA dhe rajonet jashtë Evropës: Termat rregullohen nga ligjet e shtetit të Delaware, SHBA.
Për klientët në BE, EEA dhe MB: Termat rregullohen nga ligjet e Republikës së Kosovës.
Çdo mosmarrëveshje i nënshtrohet gjykatave kompetente të juridiksionit përkatës.
Nëse keni pyetje ose shqetësime për këta Terma, na kontaktoni:
Email: support@esimy.net
Faqja e Kontaktit: Kontakt