Data e hyrjes në fuqi: 24 Shtator 2025
Te eSimy LLC (Delaware, SHBA) dhe eSimy LLC (Kosovë) (së bashku “eSimy”), ne jemi të përkushtuar me e mbrojtë privatësinë tuaj dhe me siguru që çdo të dhënë personale që ndani me ne të jetë e mbrojtur.
Nëse jeni në BE, EEA apo MB, të dhënat tuaja i kontrollon eSimy LLC (Kosovë).
Nëse jeni jashtë Evropës, të dhënat tuaja i kontrollon eSimy LLC (Delaware, SHBA).
Kjo Politikë e Privatësisë shpjegon cilat të dhëna personale i mbledhim, si i përdorim, bazat ligjore të përpunimit dhe hapat që ndërmarrim për me i mbrojtë kur përdorni shërbimet tona eSIM dhe faqen tonë të internetit.
Mbledhim të dhëna personale kur ju:
Regjistroheni për një llogari në faqen tonë
Blerni shërbime ose plane eSIM
Kontaktoni ekipin tonë të mbështetjes
Abonoheni për lajme ose komunikime marketingu
Llojet e të dhënave që mund të mbledhim:
Të dhënat e kontaktit (emër, email, numër telefoni)
Të dhënat e faturimit (adresë, detaje të pagesës)
Të dhënat e pajisjes (lloji i pajisjes, sistemi operativ, IP)
Të dhënat e përdorimit (ndërveprime në faqe, histori blerjesh, kërkesa për mbështetje)
Të dhënat tuaja i përpunojmë mbi bazat:
Kryerja e kontratës – për me ju ofru shërbimet që i keni ble
Detyrim ligjor – me i përmbush ligjet, taksat dhe masat kundër mashtrimit
Pëlqimi – kur pajtoheni me marrë komunikime marketingu
Interes i ligjshëm – për me i përmirësu shërbimet, me mbrojtë nga keqpërdorimet dhe me ruajtë sigurinë e rrjetit
Të dhënat tuaja i përdorim për:
Me ofru shërbimet dhe paketat eSIM
Me përpunu pagesa dhe menaxhu transaksionet
Me komuniku me ju për llogarinë dhe blerjet
Me përmirësu dhe personalizu përvojën në faqe
Me u përmbush kërkesave ligjore dhe rregullatore
Me dërgu oferta dhe lajme (nëse keni dhënë pëlqimin)
Nuk i shesim të dhënat tuaja. Mund t’i ndajmë vetëm me:
Ofrues shërbimesh (p.sh. procesues pagesash, ofrues platformash eSIM, mbështetje teknike)
Autoritete kur kërkohet me ligj ose për mbrojtje të të drejtave tona
Partnerë ose rishitës vetëm kur është e nevojshme për me përmbush blerjen/shërbimin
Të gjithë palët e treta që i përdorim janë të obliguara me i mbrojtë të dhënat dhe me i përpunu vetëm sipas udhëzimeve tona.
Përdorim masa teknike dhe organizative për me mbrojtë të dhënat nga qasja e paautorizuar, ndryshimi, humbja ose shkatërrimi. Këto përfshijnë: enkriptim, ruajtje të sigurt, kontrolle të qasjes dhe metoda të sigurta të pagesës.
I mbajmë të dhënat vetëm aq sa është e nevojshme, duke përfshi:
Për aq kohë sa keni llogari aktive ose shërbim te ne
Për me u përmbush detyrimeve ligjore, tatimore ose kontabël
Për me zgjidhë mosmarrëveshje dhe me zbatu marrëveshje
Kur të dhënat nuk janë më të nevojshme, ato fshihen ose anonimizohen në mënyrë të sigurt.
Sipas GDPR dhe ligjeve tjera, keni të drejtë me:
Pasqyru të dhënat që i kemi për ju
Kërku korrigjim të dhënave të pasakta
Kërku fshirjen e të dhënave (kur nuk kemi detyrim ligjor me i mbajtë)
Tërheqë pëlqimin për marketing në çdo kohë
Kundërshtu përpunimin në raste të caktuara
Kërku portabilitet të të dhënave
Paraqit ankesë te autoriteti lokal i mbrojtjes së të dhënave
Për këto të drejta, kontaktoni: dataprivacy@esimy.net
Faqja jonë përdor cookies për:
Funksionim bazik të faqes (të domosdoshme)
Analiza dhe personalizim (vetëm me pëlqimin tuaj)
Ju mund t’i menaxhoni preferencat përmes shfletuesit ose Politikës së Cookies.
Për klientët në BE, EEA dhe MB, të dhënat kryesisht përpunohen në Kosovë nga eSimy LLC (Kosovë).
Të dhënat mund të transferohen edhe jashtë EEA. Në këto raste, përdorim masa mbrojtëse si Klauzolat Standarde të Komisionit Evropian për me mbrojtë të dhënat.
Faqja jonë mund të përmbajë linke që dërgojnë në faqe tjera. Ne nuk jemi përgjegjës për praktikat e tyre të privatësisë dhe ju inkurajojmë me i lexu politikat e tyre para se të ndani të dhëna.
Politika mund të ndryshohet herë pas here për shkak të praktikave të reja ose kërkesave ligjore. Çdo ndryshim publikohet këtu me datë të re të hyrjes në fuqi.
Për klientët në BE, EEA dhe MB: eSimy LLC (Kosovë) – Email: dataprivacy@esimy.net
Për klientët jashtë Evropës: eSimy LLC (Delaware, SHBA) – Email: privacy@esimy.net